Arc Communications – Sajti global i uebit
Arc Communications ofron një gamë të gjerë të shërbimeve për të ndihmuar bizneset e jashtme të hyjnë në tregjet japoneze dhe aziatike. Q ofshin këto shërbime në lidhje me materiale për marketing siç janë dizajni grafik dhe i ueb faqeve, shërbime gjuhësore siç janë përkthimi dhe interpretimi, apo shërbime për rekrutim të personelit duke prezantuar resurset njerëzore të cilat janë duke specializuar në këto fusha, paraqitni nevojat tuaja për komunikim të biznesit tek ne.
- Dizajn të uebit
Një sajt efektiv i uebit është një vegël themelore për zgjerim të biznesit në tregjet japoneze dhe aziatike. Arc Communications ofron mbështetjen e nevojshme për të krijuar një sajt të uebit i cili posaçërisht është i harmonizuar me tregjet aziatike. - Dizajni grafik
Në Azi, dhe posaçërisht në Japoni, një pamflet i dizajnuar mirë i cili prezanton kompaninë tuaj ose një broshurë e produkteve mund të siguroj ose shkatërroj një takim biznesi. - Përkthim dhe lokalizim
Transmetimi i gjuhëve aziatike në botë. Gjuhet e botës në Azi. Duke përdorur një rrjet të stafit lokal nga të gjitha anët e botës, Arc Communications ofron përkthime të kualitetit më të lartë për të ndihmuar zgjerimin e potencialit të biznesit tuaj. - Interpretim
Nëse jeni të angazhuar në bisedime biznesi në Japoni dhe vende të tjera aziatike atëherë rëndësia e një interpretuesi me njohuri të larta për të dy gjuhët dhe kulturat nuk mund të anashkalohet. Interpretuesit tanë të përzgjedhur me kujdes mbajnë çelësin e suksesit të biznesit tuaj në tregjet e tjera. - Shërbim për rekrutim të personelit/Vendosje
“Më duhet personel i cili ka përvojë në ambiente biznesi të Japonisë”, “Më duhen anëtarë dygjuhësorë të personelit për të siguruar se komunikimi do të rrjedh me lehtësi.” Nëse kjo është ajo që dëshironi, atëherë na lejoni të ju sigurojmë mbështetjen me personelin e nevojshëm.
Të ju prezantojmë Arc Communications
Lokacioni | Arc Communications ndodhet në zemër të distriktit të biznesit të Tokios, qendra e Azisë. Nga ky lokacion ideal, shërbimet e zgjedhura të komunikimit të kompanisë janë çmuar me respekt të lartë nga baza e klientëve të saj. |
---|---|
Historia e kompanisë | Me fillimin e operacioneve të biznesit në vitin 1996, Arc Communications u nda si kompani e re në vitin 2005. Aftësia për të ofruar një linjë të qëndrueshme të shërbimeve të komunikimit në një ambient shumë konkurrues siç është Tokio paraqet një burim të sigurisë dhe krenarisë së madhe për ne. |
Filozofia e korporatës | Ne në Art Communications ofrojmë shërbime të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë mbështesin suksesin e biznesit global në Japoni dhe Azi. Si profesionistë të komunikimit për biznes duke specializuar në tregjet e biznesit aziatik ne u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje të menjëhershme të cilat i plotësojnë edhe nevojat e klientëve edhe ato të tregut në cilin ata tentojnë ta tërheqin. Qëllimi ynë themelor është që klientët tanë të arrijnë të jenë të suksesshëm në biznes, dhe kjo është ajo që na jep kënaqësinë më të madhe. |
Klientët më të rëndësishëm | Kompanitë aktive në Japoni, Azi dhe në skenën botërore, si dhe kompanitë të cilat dëshirojnë të hyjnë në tregjet japoneze dhe aziatike përbëjnë boshtin e bazës sonë të klientëve. |
- Klientët kryesorë
- GE Group, HP Group, Sony Group, NTT Group, Unilever, Sigma-Aldrich, Eisai, Canon, Kirin Group, Ernst & Young ShinNihon, Sojitz Group, Diamond, Nissan Motor, ASEAN-Japan Centre, Japan External Trade Organization (JETRO), University of Tokyo, Waseda University, etj.
- Arc Communications Inc.
- President dhe Shef Ekzekutiv: Mariko Ohsato
- Adresa: Kati 7-të. Moriden Ndërtesa. 3-9-9 Mita, Minato-ku, Tokio 108-0073
Telefoni: 81-3-5730-6133
Faksi : 81-3-5730-6134
E-posta: arc-c@arc-c.jp - Adresa: Kati 7-të. Moriden Ndërtesa. 3-9-9 Mita, Minato-ku, Tokio 108-0073